Fassone: Belotti, Morata ose Aubameyang

Prishtinë | 16 Kor 2017 | 17:08 | Nga

Drejtori i përgjithshëm, Marco Fassone i ka bërë të ditur edhe një herë të gjithëve se tregu i transferimeve për ta nuk ka përfunduar.

Deri më tani klubi nga Milano ka shpenzuar 211 milionë euro dhe Lucas Biglia do të jetë transferimi i ardhshëm, por jo i vetmi.

Italiani foli edhe për transferimin e Leonardo Bonuccit që në fillim dukej i pamundur.

“Ishte një ide e çmendur dhe nuk donim as të provonim, por Vincenzo Montella na tha të vazhdojmë të provojmë”, ka thënë Fassone për Mediaset Premium.

“Ishte e rëndësishme të shikojmë se lojtarët e Ligës së Kampionëve dëshirojnë të na bashkohen. Ardhja e Bonuccit është sinjal për të ardhmen. Leo është luftëtar dhe lider”.

“Shumë emra janë përmendur, gjithë sulmues të mëdhenj. Do ishte mirë të kemi një nga Belotti, Morata ose Aubameyang. Jemi duke menduar të bëjmë diçka për këtë pozitë”, ka thënë Fassone.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme