Fatih Terim largohet nga Galatasaray, opsion për Kosovën?

Prishtinë | 10 Jan 2022 | 16:38 | Nga Ekonomia Online

Trajneri legjendar turk, Fatih Terim, është larguar nga klubi i tij i zemrës Galatasaray. Kjo është e hera e katër që Terim dhe Galatasaray ndajnë udhët.

Largimi i “perandorit turk” është si pasojë e rezultateve jo të mira në kampionatin turk këtë sezon.Glatasaray renditet në vendin e 12 në kampionat pas 20 javësh.

Një zhgënjim total ky duke marrë parasysh objektivat që klubi kishte në fillimin e sezonit. Ndërkohë, Terim i jep lamtumirën klubit me të cilin fitoi 8 kampionate,

3 kupa kombëtare, 5 superkupa turke dhe mbi të gjitha Kupën UEFA në vitin 2000, trofeu i parë dhe i vetëm ndërkombëtar i fituar nga një klub turk.

Pas largimit nga pozita e trajnerit të Galatas, Termin mund të jetë një opsion për Përfaqëseuesen e Kosovës ta emërojë si përzgjedhës të ri, duke ditur edhe përvojën e tij të madhe me Kombëtaren Turke.

Kosova ende nuk ka vendosur për përzgjedhësin e ri që nga shkarkimi i zviceranit Bernard Challandes gjate vitit te kaluar./insporti

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme