Fatmir Gashi rikthehet si kryetar i KB Peja

Prishtinë | 01 Dhj 2020 | 14:51 | Nga Ekonomia Online

Fatmir Gashi është kthyer në postin e kryuetarit të klubi basketbollistik të Pejës. Lajmin e ka konfirmuar vet klubi përmes një njoftimi zyrtar.

Në njoftimin thuhet se delegatët e kanë zgjedhur njëzëri Gashin në postin e kryetarit, derisa Egzon Kelmendi dhe Mentor Sahiti janë zgjedhur nënkryetarë.

Fatmir Gashi ka qenë kryetar i KB Peja në vitet 2000-2003 dhe pastaj 2005-2009, si dhe ka qenë kryetar i Federatës së Basketbollit të Kosovës për tri vite (2010-2013).

Më poshtë jua sjellim deklaratën e plotë të klubit:

Para dy ditësh është mbajtur Kuvendi Zgjedhor në formën Online për arsye të rregullave kundër pandemisë në Kosovë. Delegatet e Kuvendit votuan njëzëri për Fatmir Gashin si Kryetar të Klubit. Njëkohësisht, janë zgjedhur edhe dy nënkryetar, z. Egzon Kelmendi dhe z. Mentor Sahiti.

Klubi është shumë krenar që të udhëhiqet përsëri nga një kontribuues që nga themelimi i Klubit. Fatmir Gashi ka qenë Kryetar i Klubit në vitin 2000-2003, dhe 2005-2009 si dhe ka qenë Kryetar i Federatës së Basketbollit të Kosovës për 3 vite (2010-2013).

Kryetari i Klubit gjithashtu ka bërë të ditur që Bordi i ri i Klubit do të përbehet nga sponsorët dhe kontribuuesit tjerë ndër vite të cilët janë ende të motivuar dhe kanë mundësi për të kontribuar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme