Faton Maloku vazhdon me Dritën

Prishtinë | 16 Qer 2021 | 11:55 | Nga Ekonomia Online

Klubi i Dritës ka njoftuar se e ka zgjatur kontratën e portierit Faton Maloku.

Maloku ka nënshkruar kontratë trevjeçare me mundësi vazhdimi.

“Edhe pse kontrata ime kishte përfunduar, asnjëherë nuk e kam menduar largimin sepse e dija saktë që nuk do gjej më mirë se këtu. Me thanë të drejtën edhe pse kisha shumë oferta, as nuk i kam dëgjuar e as nuk jam takuar me asnjë klub sepse DRITA ka bërë shumë për mua andaj unë duhet të bëj ende shumë për klubin! Vetëm ata që kanë qenë dhe që janë pjesë e klubit e dinë se sa shumë profesional është ky klub andaj vetem nëse kisha menduar që të largohem do të ishte gabim i madh. E falemderoj stafin dhe gjithë kryesinë për besimin ndaj meje, dhe tani më mbetet puna dhe përkushtimi drejt arritjes së qëllimeve tona të përbashkëta”, tha Maloku pas nënshkrimit të kontratës.

Faton Maloku erdhi nga klubi i Kukësit dy vite më parë, ku arriti të shpallet kampion me Dritën.

Të ngjashme