Favoritët për titull kanë mbledhur nga 200 shikues për ndeshje

Prishtinë | 28 Pri 2018 | 10:20 | Nga

Sigal Prishtina po vlerësohet favorite për ta fituar sërish titullin e kampionit në IP Superligën e Kosovës në basketboll, shkruan sot Koha Ditore.

Ky vlerësim dhe 12 titujt e fituar në vitet e pasluftës e bëjnë krenare skuadrën bardhekaltër. Por ka diçka me të cilën nuk mund të krenohet këtë stinor.

Ai është numri i tifozëve nëpër ndeshje. Në 14 ndeshjet si vendase gjatë stinorit të rregullt, kampionia është përcjellë mesatarisht nga 214 tifozë. Edhe më pak është përcjellë skuadra tjetër që mendohet se do të luftojë për titull – Bashkimi.

Ekipi prizrenas ka mbledhur nga 185 tifozë për ndeshje të kampionatit kur ishte vendas, bazuar në të dhënat zyrtare të Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK)

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme