FAZ: Vendimi i Gjykatës së Futbollit për Kosovën rrezikon stabilitetin në Ballkan

Prishtinë | 31 Tet 2016 | 15:39 | Nga

Përse vendimet e Gjykatës së Sportit në Zvicër mund të rrezikojnë stabilitetin në Ballkan? Në Gjykatën Ndërkombëtare të Sportit të Luzanë me nismën e Serbisë zhvillohet seanca dëgjimore mbi pranimin e Kosovës në UEFA.

Këtë të hënë në Zvicër ka nisur procedura për marrjen e vendimit më të rëndësishëm politik të vitit për Ballkanin. Federata serbe e Futbollit me ankimin e saj pranë Gjykatës Ndërkombëtare të Sportit në Luzanë kërkon që të kthehet vendimi i marrë në mars në Kongresin e UEFA-s në Budapest për pranimin e Kosovës.

Sebria argumenton, që në Budapest janë shkelur statutet e UEFA-s, sepse sipas tyre një federatë futbolli mund të bëhet anëtare, vetëm nëse vendi përkatës është anëtar i OKB-së. Nëse gjykata i jep të drejtë Serbisë, Kosovës do t’i duhej të tërhiqej edhe nga FIFA, ku mund të jenë anëtar vetëm federatat, të cilat janë pranuar edhe në UEFA.

Duke komentuar këtë proces gazeta e përditshme gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” (FAZ) vë theksin tek çështja e tendencave për bashkim ndër shqiptarët. Sepse pikërisht për të shmangur rrezikun e ndryshimit të kufijve në kushtetutën e Kosovës bazuar në planin e Martti Ahtisaarit është përcaktuar përdorimi i simboleve si flamuri i Kosovës e ajo ai i Shqipërisë për krijimin e një identiteti kosovar.

E sporti është një nga fushat, ku preferohen veçanërisht simbolet kombëtare. Ishte sinjifikative, që fituesja e medaljes së artë në Lojërat Olimpike në xhudo Majlinda Kelmendi u brohorit në Prishtinë me flamurin e Kosovës dhe jo me atë të Shqipërisë.

“Për sportistët kosovar deri më tani Shqipëria ka qenë pika e referimit që u ka hapur atyre rrugën drejt suksesit. Ndaj prej vitesh një qëllim i rëndësishëm politik i qeverive në Kosovë dhe i përkrahësve ndërkombëtar perëndimorë ka qenë pranimi i Kosovës në UEFA dhe FIFA. Sporti më popullor i njerëzimit, kështu gjykohet, ngre peshë emocionet e milionave në Ballkan e kësisoj mund të kontribuojë edhe për forcimin e një identiteti kosovar. Është e mundur që juridikisht Serbia të ketë sukses në Luzanë, sepse argumentat ligjore janë të forta. Serbia përpiqet edhe në fusha të tjera të mbrohet me sukses kundejt pavarësimit të mëtejshëm kosovar. Beogradi pengon edhe një prefiks të vetin telefonik të Kosovës, inicialin e saj në internet si dhe pranimin në UNESCO. Lista është e pafundme. Nëse qeveria serbe tani do të ketë sukses edhe në Luzanë, me këtë ajo do të bëjë edhe një hap më tej për ta hedhur më shumë ish-provincën e vet në krahët e Shqipërisë”, shkruan FAZ. (DW)

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme