Faza e katërt në Superligën e Kosovës nis me ndeshje interesante

Prishtinë | 08 Pri 2022 | 17:17 | Nga Ekonomia Online

Me përballjen Dukagjini-Ballkani do të nisë faza e katërt në Superligën e Kosovës.

Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin e Klinës, nesër me fillim nga ora 14:00.

Përballje tjetër interesante do të jetë edhe ballafaqimi në mes Gjilanit dhe Drenicës.

Skuadra gjilanase pas humbjes me rezultat zyrtar 0-3 ndaj Ballkanit, do të synojë që të kthehet te fitoret ndaj Dukagjinit, që është duke luftuar për mbijetesë.

Tri ndeshjet tjera interesante do të zhvillohen të dielën.

Prishtina pas dy fitoreve ndaj Ballkanit në ligë dhe në kupë, do të të kërkojë që të vazhdojë rezultatet pozitive edhe ndaj Malishevës.

Në përballjen tjetër, Feronikeli që është buzë rënies në Ligën e Parë, do të pret Dritën.

Xhiron e 28-të do ta mbyllë Ulpiana me Llapin, dy skuadrat që do të synojnë fitoren, për t’u rikthyer te rezultatet pozitive.

Të gjithë ndeshjet e së dielës fillojnë nga ora 14:00.

Të ngjashme