FBK: Edhe pak bileta kanë mbetur në shitje

Prishtinë | 02 Gus 2017 | 13:05 | Nga

Federata e Basketbollit e Kosovës thotë se kanë mbetur edhe pak bileta në shitje për ndeshjen e sotme në mes të Kosovës dhe Maqedonisë.

Dy përfaqësueset takohen me fillim prej orës 20:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, në kuadër të Grupit C, parakualifikues për Kupën e Botës “Kina 2017”.

FBK ka lutur të gjithë ata që duan të blejnë bileta që ta bëjnë këtë sa më herët sepse “ka gjasë që të mbesin pa to fare”.

Çmimi i një bilete për këtë ndeshje është 4 euro.

Biletat mund të blihen në sheshin “Zahir Pajaziti” dhe te New Borni.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme