FBK-ja, së shpejti me vendim për garat e tjera seniore

Prishtinë | 15 Maj 2020 | 14:21 | Nga Ekonomia Online

Federata e Basketbollit të Kosovës shumë shpejt pritet të marrë një vendim sa ju përket vazhdimit apo anulimit të garave seniore të mbetura pezull në basketbollin e Kosovës.

Në një prononcim të shkurtër për AsistiOnline.com, sekretarja e FBK-së – Elvira Dushku, ka bërë me dije se vendimi për vazhdimin apo anulimin e garave seniore të mbetura pezull në Kosovë, pritet të merret në fillim të javës së ardhshme.

“Vendimi për garat seniore që ende mbeten të pezulluara, do të merret në mbledhjen e radhës të bordit të FBK-së, që do të mbahet të martën nëpermjet video-konferencës. Ndërsa për kategorite e reja do të vendosim më vonë.” tha Dushku.

FBK-ja, javë më parë, vendosi për anulimin e stinorit të sivjetmë në konkurencën seniore të Superligës, në kategorinë e djemve dhe vajzave.

Të ngjashme