FBK planifikon ndryshime të mëdha në Superligë

Prishtinë | 14 Kor 2017 | 12:03 | Nga

Klubet e basketbollit, pos Sigal Prishtinës, nuk po japin “shenja jete”.
Ende nuk e kanë kaluar krizën financiare në të cilën janë zhytur sezonin e kaluar. Por edhe nëse e kalojnë këtë nuk do të mundë të harxhojnë shumë në lojtarë të huaj.

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) ka paralajmëruar se do të zvogëlojë numrin e të huajve për skuadër për sezonin e ri në Superligë, nga pesë në tre, ndërkohë që ka paralajmëruar edhe një sërë ndryshimesh të tjera në propozicionet e garave. Me këto ndryshime që priten të futen në fuqi së shpejti, synohet t’u jepet më shumë hapësirë vendorëve, sidomos të rinjve. Ndryshime të mëdha në favor të të rinjve pritet të ketë sidomos në kategorinë e dytë (Liga e Parë), ku mes tjerash skuadrat duhet të kenë në përbërje të paktën shtatë lojtarë nën moshën 22-vjeçare.

Po ashtu, klubet e Superligës do të vazhdojnë të kenë në përbërje dy lojtarë nën moshën 20-vjeçare, por në vend të 15 minutave që i kishin të obliguara t’ua ofronin atyre, tash duhet t’ua ndajnë 20 minuta.

Kryetari i FBK-së, Erolld Belegu, thotë se kjo bëhet për të mirën e potencialit vendor, ndonëse ka parasysh se mund të humbë cilësia paksa me kufizimin e të huajve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme