FC Prishtina dyshon në testime, futbollistet pozitiv me COVID-19 testohen në Shkup ose Tiranë

Prishtinë | 22 Gus 2020 | 18:53 | Nga Ekonomia Online

FC Prishtina ka hedhur dyshime në testimet e bëra në Gjibraltar dhe për këtë do të dërgoj futbollistët për testime në Shkup ose në Tiranë, kanë njoftuar ata me anë të një komunikatë për media

Klubi më të trofeshëm në Kosovë i është anuluar dy herë ndeshja për shkak të rasteve pozitivë me COVID-19 dhe për këtë arsyes ata kanë paralajmëruar një ritestim në Shkup ose Tiranë pasi të kthehen në Prishtinë sonte.

Ndeshja që ishte paraparë të luhet të martën, u shty për të shtunën ku FC Prishtina do të luante me lojtarë të ekipeve të huazuara nga klubet e tjera kosovare të SuperLigës.

FC Prishtina për anulimin e ndeshjes së sotme gishtin e ka drejtuar përsëri tek autoritetet e Gjibraltarit ashtu sikurse bëri të martën ku tha se ishin ata që kanë anuluar takimin.

“Me vendimin e autoriteteve lokale të Gjibraltarit, përfundimisht ndeshja nuk do te zhvillohet. FC Prishtina, ka qenë tërë kohën në kontakt me Delegatin e UEFA-s, autoritetet lokale dhe me selinë e UEFA-s. Nga autoritetet lokale, ekipit tonë iu është kërkuar të qëndrojë në karantinë dhe të mos lëvizë në asnjë mënyrë nga hoteli, kurse UEFA nuk ka marrë një vendim sot, përderisa vetëm ka përcjell vendimin e Autoriteteve Lokale të Gjibraltarit”, thuhet në njoftimin e FC Prishtina.

 “FC Prishtina, ka dërguar në UEFA edhe formacionin e mundshëm startues, pjesë e të cilit kanë qenë 10 futbollistë që kanë testuar negativ dhe 1 që sot ka testuar pozitiv, por që paraprakisht e ka kaluar COVID-19, para rreth 1 muaji, duke e bërë kështu shumë të çuditshëm testimin në Gjibraltar. Klubi ka shprehur gatishmërinë në UEFA që ndeshjen ta zhvillojë edhe pa zëvendësime, përkatësisht pa përfshirjen në lojë të asnjërit prej 7 futbollisteve tjerë që testuan sot pozitiv. Të gjithë 8 futbollistët që janë testuar pozitiv në Gjibraltar, me t’ u kthyer në Kosovë, klubi do t’ i dërgojë në testim në laboratoret e licensuar nga UEFA, SynLab në Shkup, apo në Tiranë. Skuadra kthehet sonte në Prishtinë”, thuhet në njoftimin e fundit të sotëm të FC Prishtinës. 

Të ngjashme