FC Prishtina e konfirmon largimin e Endrit Krasniqit

Prishtinë | 13 Qer 2022 | 16:42 | Nga Ekonomia Online

FC Prishtina ka njoftuar zyrtarisht për largimin e Endrit Krasniqit.

Klubi kryeqytetas bëri të ditur se ka ndarë rrugët me mesfushorin para kohe dhe me marrëveshje të dyanshme, shkruan Gazeta Express.

FC Prishtina e ka falënderuar Krasniqin për kontributin e dhënë në tri sezonet e fundit.

27-vjeçari me “bardhekaltërit” regjistroi 123 paraqitje dhe shënoi 25 gola.

Endrit Krasniqi me Prishtinën e fitoi një titulli kampioni, dy Kupa të Kosovës dhe dy Superkupa.

Njoftimi i plotë nga FC Prishtina:

“𝑭𝒂𝒍𝒆𝒎𝒊𝒏𝒅𝒆𝒓𝒊𝒕 𝑬𝒏𝒅𝒓𝒊𝒕!

FC Prishtina dhe futbollisti Endrit Krasniqi i kanë ndarë rrugët para kohe me marrëveshje të dyanshme.

Klubi dhe mesfushori Krasniqi e kanë ndërprerë kontratën para kohe me mirëkuptim dhe skuadra “bardhekaltër” e falënderon përzemërsisht Krasniqin për kontributin e dhënë në ekip.

Në 123 paraqitje me Prishtinën, Endriti i ka realizuar 25 gola.

Ai me Prishtinën e ka fituar një titull kampion, dy Kupa të Kosovës dhe dy Superkupa.

Prishtina i uron Endritit shëndet e suksese në karrierë”. 

Të ngjashme