Klubi më i trofeshëm i futbollit kosovar, FC Prishtina ka zgjedhur kryetarin e ri të klubit.
Si prijës i bardhekaltërve është zgjedhur Hakif Gashi.
Kështu ka vendosur bordi klubi në mbledhjen e mbajtur sot.
Gjithashtu, janë zgjedhur edhe anëtarët e ri të bordit teknik të cilët janë Rrahman Haradini, Remzi Ejupi, Sinan Vllasaliu, Ismet Begolli dhe Hakif Gashi.