FC Vushtrria ishte kundër që të rifillojë kampionati

Prishtinë | 23 Maj 2020 | 13:07 | Nga Ekonomia Online

FC Vushtrria i ka mohuar raportimet ku thuhet se ky klub ka votuar pro rifillimit të kampionatit.

Kjo skuadër përmes një reagimi njofton se ka qenë kundër që të rifillojë kampionati në kohë pandemie sepse kështu rrezikohet shëndeti i lojtarëve, njofton Klan Kosova.

“Ne si klub kemi qene kundër që të rifillojë kampionati sepse pas rrethanave të krijuara në lidhje me pandeminë Covid-19 kemi vlerësuar se në rend të parë është në pyetje shëndeti i lojtarëve dhe se dilemat tona kanë qenë pikërisht te menaxhimi i ndeshjeve me rregulla dhe kritere që duhet të plotësohen në këtë kohë”.

Më poshtë mund ta lexoni reagimin e plotë.

Reagim!
Deshirojmë të informojmë publikun e gjërë se pas publikimit të lajmit kinse “Vushtrria ka votuar pro rifillimit të kampionatit” nuk qëndron, dhe ne si klub kemi qene kundër që të rifilloj kampionati, sepse pas rrethanave të krijuara në lidhje me pandeminë COVID-19 kemi vlersuar se në rend të parë është në pyetje shëndeti i lojtarëve, dhe se dilemat tona kanë qenë pikërisht te menaxhimi i ndeshjeve me rregulla dhe kritere që duhet të plotësohen në këtë kohë.

Të ngjashme