Federata Belge: Nuk kemi pranuar ofertë për Martinez

Prishtinë | 02 Nën 2018 | 18:23 | Nga Ekonomia Online

Federata belge e futbollit ka mohuar zërat se Real Madrid ka bërë ofertë për trajnerin e përfaqësueses, Roberto Martinez.

Një zyrtar i tyre ka bërë të ditur se nëse madrilenët dëshirojnë të marrin Martinezin, atëherë ata së pari duhet të arrijnë marrëveshje me belgët, njofton Marca, përcjell Klan Kosova.

Martinez ka rinovuar kontratën me Belgjikën, pas suksesit që arriti në Kupën e Botës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme