Federata e Atletikës zgjedh më të mirët e vitit 2019, kërkohet mbështetje për këtë sport

Prishtinë | 13 Shk 2020 | 18:25 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Federata Kosovare e Atletikes ka organizuar manifestimin sportiv të atletikës ”Laureatët e vitit – Gala Athletics2019”, raporton Ekonomia Online.

Tre atletët më të mirë në kategorinë e meshkujve u zgjodhën:

Vendi i tretë, Erudit Rysha

Vendi i dytë, Astrit Kryeziu

Vendi i parë,  Musa Hajdari

Ndërsa në kategorinë e femrave:

E treta, Rita Hajdini

E dyta, Albina Deliu

E para, Gresa Bakraqi

Ndërsa trajneri i vitit u zgjodh Zijadin Kryeziu.

Presidenti i Federatës së Atletikës, Halil Sylejmani tha se përzgjedhja është bërë duke u bazuar në 4 rezultatet më të mira të mundshme të arritura brenda këtij viti si dhe 4 plasmanët e atletëve, në disiplinat e tyre.

Ai tha se viti 2019 ishte me ambicie të mëdha dhe gjatë të cilit u shënuan shumë rezultate.

“Vitin që e lamë pas e kemi filluar me ambicie të mëdha dhe poashtu kemi hartuar plane. I kemi pasur të njohura sfidat por me një angazhim kemi filluar punën. Federata ka organizuar 23 gara, vrapime rrugore. Gjithashtu kemi marrë pjesë në 27 gara ndërkombëtare përfshirë edhe kongreset dhe llojet e takimeve kryefjala ka qenë atletika kosovare”, tha ai.

E atletja Gresa Bakraqi, lauratja e vitit 2019 në kategorinë e femrave tha se për të arritur deri këtu ka dhënë shumë mund.

“Viti 2019 ka qenë viti në të cilin unë jam ngritur si personalitet sepse synimet e mia gjatë këtyre viteve i kam arritur me përkushtim dhe në fund mundi më ka shpërblyer. E vlerësoj këtë çmim sepse jam rikthyer të depërtojë në arenën ndërkombëtare. Ky motivim më përcjellë edhe në të ardhmen. Ky sukses ka qenë edhe nga trajneri Demaliaj”, tha ajo.

Të ngjashme