Federata e Boksit prezanton çmimet e fituara në 2018

Prishtinë | 27 Dhj 2018 | 14:06 | Nga Ekonomia Online

Federata e Boksit të Kosovës ka marrë çmime të ndryshme, si klubi më i mire, trajneri më i mirë, boksieri më i mirë senior te meshkujt dhe femrat, boksieri më i mirë në kategorinë e juniorëve, boksieri më i mirë i ri dhe 13 boksierë, meshkuj dhe femra në “top-10” më të mirëve.

Sipas njoftimit nga kjo Federatë, meritë e veçantë për gjithë këto suksese ka trajneri Besim Brahimi.

Brahimi në katër vitet e fundit ka prodhuar boksierë konkurrentë me boksierë të Evropës.

“Synimi është që Kosovën ta përfaqësojmë ne Lojërat Olimpike “Tokio 2020” me katër boksierët: Donjeta Sadikun, Patriot Behramin, Shpëtim Bajoku dhe Artan Shaqirin dhe me shpresën se nga njëri prej tyre nga Tokio të kthehemi me medalje”, bënë të ditur njoftimi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme