Federata e Futbollit e Spanjës prezanton logon e re

Prishtinë | 23 Mar 2021 | 11:56 | Nga Ekonomia Online

Federata e futbollit e Spanjës ka prezantuar gjatë ditës së sotme logon e re.

Presidenti i kësaj federate, Luis Rubiales, u deklarua i lumtur për ndërrimin e logos.

“Ky ndryshim është pjesë e planit strategjik. Shpresojmë që kjo markë të na shoqërojë në suksese shumë të rëndësishme”, ka thënë Rubiales.

Kujtojmë se për sot është planifikuar që të prezantohet edhe logoja e re e Federatës së Futbollit të Kosovës.

Kosova do të përballet nesër me Lituaninë në miqësore, kurse më pas takohet me Suedinë dhe Spanjën në eliminatoret për Kampionatin Botëror. 

Të ngjashme