Federata e Pingpongut rrezikon të anulojë aktivitetet për mungesë buxheti

Prishtinë | 09 Sht 2017 | 12:27 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Mosinteresimi i gjyqtarëve për te referuar lojërat e pingpongut, rënia e aktiviteteve nga veteranët e pingpongut dhe mosndarja e fondeve të premtuara, janë problemet kryesore me të cilat Federata e Pingpongut të Kosovës (FPPK), është përballur gjatë pjesës së parë të vitit 2017, raporton Ekonomia Online.

Kjo u bë e ditur në mbledhjen e Kuvendit të rregullt të FPPK-së, ku në rend dite ishte prezantimi i raportit të punës dhe raportit financiar të FPPK-së për muajt janar-gusht.

Kryetari i FPPK-së, Nehat Çitaku, tha se pret që memorandumet për financimin e aktiviteteve të federatës që ai drejton të vihen në funksion në mënyrë që të mos detyrohen të anulojnë aktivitetet e parapara.

E Fadil Luta, sekretar Federatës së Pingpongut, prezantoi raportin financiar duke thënë se gjatë kësaj periudhe kanë shpenzuar më shumë se që kanë pasur të hyra.

Pjesë e mbledhjes ishte edhe anëtari nga Komiteti Olimpik i Kosovës, të cilëve iu kërkua që të ushtrojnë presion tek institucionet përgjegjëse për shqetësimet e Federatës së Pingpongut, por edhe të federatave të tjera.

Lexo më shumë:

Të ngjashme