Federata Evropiane e Volejbollit i premton përkrahje Kosovës në zhvillimin e këtij sporti

Prishtinë | 15 Shk 2019 | 14:14 | Nga Norë Kelmendi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Zv. presidenti i Federatës Evropiane të Volejbollit, Özkan Mutlugil, pas pritjes që iu bë në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), ka mbajtur konferencë për medie së bashku me sekretarin e Federatës së Volejbollit të Kosovës,Valon Nikçi, raporton Ekonomia Online.

Zv. presidenti i Federatës Evropiane të Volejbollit, Özkan Mutlugil, tha se ardhja dhe qëllimi i tij është që të përkujdesen për zhvillimin e volejbollit dhe Lëvizjes Olimpike.

“Jam këtu në emër të Federatës së Volejbollit për ta përfaqësuar shtëpinë evropiane të Volejbollit. Caku ynë është që ne të përkujdesemi për zhvillimin e volejbollit dhe për tu përkujdesur për zhvillimin e Lëvizjes Olimpike. Nëse e shikoni historinë e Evropës dhe Ballkanit, ne kemi shumë probleme mes shteteve dhe kombeve, por nëse e shikojmë si një organizatë sportive ne besojmë që vetëm Lëvizja Olimpike mund t’i zgjedhë këto lloje të problemeve”, tha ai.

Sekretari i Federatës së Volejbollit të Kosovës,Valon Nikçi, tha ardhja e Mutlugilit në Kosovë dëshmon përkrahjen  e Federatës Evropiane për Federatën e Volejbollit të Kosovës.

“Kemi pasë një vit mjaftë aktiv në nivelin kombëtarë. Siç e dini Federata jonë ditë më parë është kategorizuar në mesin e sporteve në kategorinë A dhe kjo do të thotë se ne do vazhdojmë me rritjen e sportit të volejbollit edhe në vitet në vazhdim. Me siguri që edhe viti 2019-të do jetë vit i shumë aktiviteteve ndërkombëtare me fokus të veçantë në gjeneratat e reja me pjesëmarrjen në Garat Ballkanike duke mos lënë anash edhe garën në sportet Beach Voley. Fokusi do të jetë kryesisht tek gjenerata e reja tek shkollat e volejbollit dhe klubet që punojnë me gjeneratat  e reja”, tha ai, raporton EO.

Të ngjashme