Federata italiane merr vendim për Gattuson para derbin kundër Interit

Prishtinë | 12 Mar 2019 | 16:42 | Nga Ekonomia Online

Trajneri i Milanit, Gennaro Gattuso, i ka shpëtuar pezullimit për derbin della Madonnina kundër Interit këtë fundjavë.

Gattuso e rrezikoi pezullimin pasi u përjashtua drejt tribunave në fitoren e Milanit 2:1 kundër Chievos të shtunën.

Megjithatë, Federata e Futbollit e Italisë (FIGC) vendosi të martën ta dënojë trajnerin italian vetëm me gjobë në vlerë 15 mijë euro për këtë rast.

Kjo nënkupton se Gattuso do të jetë në stolin e Milanit për ta drejtuar skuadrën kundër rivalit të qytetit, në derbin e të dielës mbrëma në Serie A.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme