Federata uron notarët pasi dolën të fundit në Evropian

Prishtinë | 04 Gus 2018 | 10:02 | Nga

Shumë federata e kanë tejkaluar atë, por për Federatën e Notit të Kosovës (FNK) ende vlen motoja “e rëndësishme është pjesëmarrja”.

Zyrtarë të kësaj federate kanë uruar dy garuesit e parë të Kosovës që u paraqiten në Evropianin e notit, që të premten nisi në Glasgow. Dhe, urimi vjen pasi Fjorda Shabani dhe Dren Ukimeraj dolën të fundit në renditjen përfundimtare në disiplinat ku morën pjesë.

Ndërkohë më keq se ata kaloi Eda Zeqiri. Ajo nuk është paraqitur fare në disiplinën e saj me arsyetimin se është ndier e lodhur, shkruan Koha Ditore.

Shabani mori pjesë në disiplinën 50 metra krol dhe garimin e mbylli në pozitën e fundit, të 55-n me kohë prej 28 sekondash e 16 të qindtat. Ajo ishte plot 4 sekonda e 2 qindtat prapa kohës që regjistroi fituesja e 50 metrave krol, suedezja Sara Sjostrom.

E arritura e saj në këtë disiplinë ishte përmirësimi i rezultatit personal. Ndërkohë Ukimeraj regjistroi rezultat më të dobët se koha e tij më e mirë.

Në 50 metra shpinë Ukimeraj përfundoi garën për 29 sekonda e 78 të qindtat dhe kjo performancë ia siguroi vetëm vendin e fundit – të 53-in.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme