Federer-Nadal, një lojë lamtumirëse në Bernabeu

Prishtinë | 16 Sht 2022 | 14:30 | Nga Ekonomia Online

Real Madridi po dëshiron që ta organizojë një ndeshje të fundit midis Roger Federerit dhe Rafael Nadalit në “Santiago Bernabeu”.

Ekspresi zviceran njoftoi se do të pensionohet sivjet, duke e përmbyllur kështu edhe rivalitetin sportiv me spanjollin.

Nadal, një majorkan, njihet si fans i flaktë i kampionit aktual të Evropës, mirëpo këta të fundit po e organizojnë këtë ndeshje në nderim të dy legjendave të tenisit, meçet e së cilëve mbeten në majën e tenisit botëror.


Të ngjashme