Federiko Bernadeski shumë afër gjigandit italian

Prishtinë | 15 Kor 2017 | 15:02 | Nga

Juventusi është i vendosur për ta afruar në skuadër mesfushorin e Italisë U21 dhe Fiorentinës, Federiko Bernadeskin.

Së fundmi bardhezinjtë kanë bërë një ofertë shumë të mirë për fantazistin e talentuar, teksa veç shumës së 40 milionë eurove do të japin edhe një lojtar tjetër.

“Corriere Fiorentino” shkruan se nga Torino drejt Firences do të kalojë Stefano Sturaro, një tjetër qendërmesfushor i talentuar.

Fiorentina është gati t’i thotë po kësaj ofertë, ndërkohë që Juventusi dëshiron t’ua bëjë dhuratë tifozëve Bernadeskin pas shitjes së Bonuçit te Milani.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme