Fekir thotë se s’është afër kalimit te Liverpooli

Prishtinë | 27 Maj 2018 | 15:32 | Nga

Sulmuesi i Lyonit, Nabil Fekir, ka refuzuar raportimet se është afër kalimit te Liverpooli, por ka konfirmuar se “disa klube” janë interesuar për të.

Liverpooli thuhej se ishte afër transferimit të reprezentuesit francez si zëvendësues për Philippe Coutinhon, që në janar u largua drejt Barcelonës.

“Nuk jam afër Liverpoolit. Është e vërtetë që ka diskutime me disa klube. Siç kam thënë, më duhet kohë të mendoj. Nuk ka rëndësi nëse nënshkruaj para ose pas Botërorit. Siç kam thënë, ia lëmë kohës gjërat. Presidenti i Lyonit e di dëshirën time dhe duhet të flasim për të në ditët e ardhshme”, ka thënë Fekir për “Telefoot”.

Fekir ka shënuar 23 gola në 40 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon për Lyonin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme