Fellaini kërkon largimin nga Unitedi

Prishtinë | 09 Jan 2018 | 16:20 | Nga

Marouane Fellaini ua ka bërë me dije drejtuesve të Manchester United që dëshiron të largohet nga klubi.

Kontrata e futbollistit me United skadon në përfundim të stinorit dhe përkundër dëshirës së klubit që ai të vazhdojë edhe për një vit, Fellaini nuk ka pranuar dhe ka kërkuar të largohet nga Old Trafford.

Fellaini ka luajtur vetëm në katër ndeshje nga fillimi këtë sezon dhe kjo situatë ka bërë që ai t’i kërkojë Jose Mourinhos për ta lejuar të kërkojë një skuadër të re.

Për Fellainin ka pasur oferta nga Turqia, por 30-vjeçari preferon një kampionat më të fortë ku do të mund ta vazhdojë karrierën.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme