Fellaini: Për kontratë nuk pyes dhjetë herë

Prishtinë | 02 Maj 2018 | 15:50 | Nga

Marouane Fellaini ka thënë se Manchester Unitedi ka bërë gabim të madh që nuk i ka ofruar kontratën e re më herët dhe se mund të përfundojë duke e humbur belgun si lojtar të lirë.

Edhe pse Jose Mourinho thoshte se Fellaini është afër kontratës së re, e ardhmja e tij ka mbetur e paqartë deri më tani.

Fellaini ka kërkuar kontratë dyvjeçare, derisa Unitedi i ofroi një vit me mundësi zgjatje edhe për një vit tjetër.

Belgu mund të largohet si lojtar i lirë, por ka pranuar se dështimi i Unitedit me kontratën e re mund t’u kushtojë.

“Gjithë stafi po bën gjithçka për qëndrimin tim”, ka thënë Fellaini. “Tani jam në pozicion të mirë, sidomos kur Mourinho pohoi se dëshiron qëndrimin tim”.

“Vitin e kaluar shkova te trajneri dhe i kërkova kontratën e re. Pastaj kishim një takim të dytë, por nuk do ua kërkoj 10 herë”, ka shtuar belgu për çështjen e kontratës.

“Pastaj u bëra i rëndësishëm për ekipin. Dhe një lojtar i mirë mund të kushtojë së paku 50 milionë euro. Klubi e di se gaboi”, ka thënë Fellaini.

“Tani jam 30 vjeçar, me fund të kontratës dhe po bisedoj me Manchester Unitedin. Ka disa klube që kanë shfaqur interesim. Po presim”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme