Fenerbahçe e kërkon Loewin

Prishtinë | 25 Mar 2021 | 15:18 | Nga Ekonomia Online

Drejtuesit e skuadrës nga Turqia, Fenerbahçe po e dëshirojnë për trajner Joachim Loewin, i cili aktualisht është pëzgjedhës i Përfaqësueses së Gjermanisë.

“Bild” ka raportuar të enjten se te Fenerbahçe janë të bindur se mund ta bindin Loeëin për ta marrë drejtimin e ekipit për sezonin e ardhshëm. Loew ka bërë të ditur se do të largohet nga Gjermania pas përfundimit të Kampionatit Evropian dhe te Fenerbahçe po besojnë se trajneri gjerman është i gatshëm të punoj në nivel klubesh. Në fakt, Loew ka qenë trajner i skuadrës turke por në edicionin 1998/99 kurse në krye të Gjermanisë është prej vitit 2006.

Të ngjashme