Fenerbahçe kërkon Gustavon

Prishtinë | 21 Kor 2019 | 15:42 | Nga Ekonomia Online

Skuadra nga Turqia, Fenerbahçe ka shprehur interesim për shërbimet e mesfushorit brazilian Luiz Gustavo, i cili është pjesë e Olympique Marseillet.

Mediumet turke kanë njoftuar të dielën se Fenerbahçe tashmë ka kontaktuar ekipin francez dhe për transferimin e mesfushorit 31-vjeçar, ka ofruar dhjetë milionë euro dëmshpërblim.

Gustavo ka kontratë me Marseillen deri në vitin 2021, por më herët ka paralajmëruar largimin nga ekipi francez.

Ai te Fenerbahçe shihet si përforcim i duhur për mesfushën në edicionin e ri.

Gustavo karrierë ka bërë edhe te Wolfsburgu, Bayern Muencheni e Hoffenheimi në Evropë kurse me Brazilin ka 40 ndeshje të luajtura.

Të ngjashme