Feniksi pëson humbje nga kampioni i Azerbajxhanit

Prishtinë | 12 Tet 2016 | 19:37 | Nga

Kampioni i Kosovës në futsall, Feniksi, ka pësuar humbje në ndeshjen e dytë të Grupit 2 në fazën e dytë të “UEFA Futsal Cup”.

Arazi, kampioni nga Azerbajxhani mposhti kosovarët me rezultat minimal 1 me 0, me një gol të shënuar nga Baghirov.

Tani Grupi 2 në këtë fazë udhëhiqet nga Arazi me gjashtë pikë, ndërsa Feniksi ka tri. Dy ekipet tjera të Grupit Zelezarec dhe Tbilisi State University, që janë pa pikë, luajnë më vonë. Në xhiron e tretë të kësaj faze, Feniksi takohet me ekipin Tbilisi. Kjo ndeshje zhvillohet më 14 tetor.

Dy pozitat e para të grupit kalojnë tutje në Raundin Elitë, ku do të luajnë 16 ekipet më të mira të Evropës. Në atë fazë ekipet ndahen në katër grupe ku fituesit kalojnë në gjysmëfinale të “UEFA Futsal Cup”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme