Feniksi shkruan historinë

Prishtinë | 14 Tet 2016 | 15:11 | Nga

Skuadra nga Drenasi, Feniks e ka bërë historinë në sportin e Kosovës. Feniks ka arritur të kualifikohet në mesin e 16 skuadrave më të forta në Evropë pas fitores së arritur sot ndaj skuadrës gjeorgjiane, Tbilisi.

Feniks ishte skuadër bindëse në fushë duke dominuar që nga fillimi i ndeshjes. Mejzini, Brahimi dhe Alibegu ishin futbollistët më të mirë në fushë duke realizuar të gjitha golat për Fensiksin.

Skuadra kampione e futsallit në Kosovë hasi disa herë në provokime nga skuadra gjeorgjiane, por as kjo nuk e ndali Feniksin drejt suksesit historik.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme