“Fenomeni i Evropianit” mbetet në West Ham

Prishtinë | 07 Kor 2016 | 10:55 | Nga

Slaven Bilic ka insistuar se Dimitri Payet nuk do të largohet nga West Ham, pas paraqitjeve të mira në “Euro 2016”.

Payet është një prej futbollistëve më të mirë të Francës gjatë Evropianit.

Dhe, kjo ka bërë që ai të zgjojë interesim nga disa prej klubeve më të mëdha në Evropë përfshirë Real Madridin.

Mirëpo, menaxheri i West Hamit, Bilic, ka theksuar se Payet është i lumtur në klub dhe nuk do të largohet gjatë afatit kalimtar të verës.

“E kuptoj se me suksesin e tij, spekulimet rreth të ardhjes vijnë në mënyrë natyrale. Dua që ai të luajë sa më mirë, të shënojë het-trik pas het-triku”, deklaroi Bilic për “Daily Mail”.

“E di se klube të mëdha do ta kërkojnë por ne duam që ai të mbetet në West Ham. Kemi shkëmbyer mesazhe gjatë tri javëve të fundit dhe ai është i lumtur në klub. Ai është futbollist i yni”, u shpreh strategu kroat.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme