”Fenomeni” zgjedh formacionin e ëndrrave: Nuk ka vend për njërin nga lojtarët më të mirë në botë

Prishtinë | 20 Shk 2020 | 18:42 | Nga Ekonomia Online

Ronaldo Fenomeni ka bërë përzgjedhjen e 11-shes më të mirë me të cilat ka luajtur bashkë dhe kundër tyre.

Gjatë karrierës së tij 18-vjeçare, brazilianit i ka rastisur të luajë më shumë yje të futbollit, me çka edhe seleksionimi ka qenë jo shumë i lehtë për 43-vjeçarin, transmeton lajmi.

Sulmuesi që ka arritur të shënojë në total 352 gola për klube, ka vendosur kryesisht lojtarë të moshës së tij në formacionin e tij të ëndrrave.

Skema e përzgjedhur është 4-4-2 me emra si: Buffon,Roberto Carlos, Canavaro,Maldini, Cafu në mbrojtje, kurse në mesfushë lojtarë si: Messi, Zidane, Pirlo dhe Maradona me dy argjentinasit si mesfushorë anësor, kurse sulmi është i përbërë nga vetë ai dhe legjenda tjetër braziliane, Pele.

E çuditshme është lënia jashtë e yjeve si Ronaldinho dhe Cristiano Ronaldo, anise edhe një formacion i tillë është vërtetë i frikshëm.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme