Fergie ia jep bekimin Solskjaerit

Prishtinë | 25 Shk 2019 | 13:48 | Nga Ekonomia Online

Ish-trajneri legjendar i Manchester United, Alex Ferguson, raportohet t’i ketë thënë klubit që të nënshkruajnë në mënyrë permanente me Ole Gunnar Solskjaer, sipas Daily Mirror.

Fituesi i 13 titujve të Premier Ligës dhe dy të Ligës së Kampionëve me Djajtë e Kuq, është impresionuar nga ish-futbollisti i tij deri tash i cili që prej shkarkimit të Jose Mourinho-s po shërben si trajner i përkohshëm në “Old Trafford”.

Sidoqoftë, ai e ka humbur vetëm një ndeshje nga 13 takime të zhvilluara deri tash, duke e bërë veten kandidat serioz për postin e trajnerit të United-it.

Të ngjashme