Ferguson e kërkoi në 2008, United e blen në 2019?

Prishtinë | 14 Tet 2018 | 12:01 | Nga Ekonomia Online

Manchester United është hedhur në sulm për të marrë nga skuadra e Arsenal mesfushorin 28-vjeçar Aaron Ramsey. Ky i fundit ka mbyllur përfundimisht marrëdhëniet me “topçinjtë”, që kanë vendosur ta largojnë, duke mos i rinovuar kontratën. Ndaj dhe trajneri Jose Mourinho e drejtori sportiv i United, Ed Woodward, kanë nisur që tani të lëvizin për të sjellë në “Old Trafford” lojtarin, që këtë sezon ka realizuar 1 gol në 8 ndeshje me Arsenal.

Kjo nuk është hera e parë që United ka kërkuar Ramsey, madje ai është pëlqyer nga “djajtë” që kur trajner ishte legjenda Alex Ferguson, që e pat kërkuar me ngulm në vitin 2008, por asokohe Arsenali refuzoi. Por tashmë është shansi që United të sjellin në Manchester objektivin e 10 viteve më parë. Ky sezon ka nisur me polemika mes Ramsey, trajnerit Unai Emery dhe drejtuesve të Arsenal, që sollën divorcin e pashmangshëm, shkruan Telesport.

Tashmë pritet që United të plotësojë kërkesat e lojtarit, që aktualisht paguhet 185 mijë stërlina në javë, por Ramsey kërkon të paktën 250 mijë stërlina në javë, ndërkohë që admiruesit për lojtarin nuk mungojnë, si në Premier League ashtu dhe jashtë saj. Arsenali nuk dëshiron që ta largojë lojtarin me parametrin zero në fund të sezonit, ndaj do të tentojë ta shesë atë në janar, për të arkëtuar sa më shumë që të jetë e mundur.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme