“Ferguson i kishte në dorë Ronaldon e Balen”

Prishtinë | 05 Maj 2020 | 15:27 | Nga Ekonomia Online

Ish-futbollisti francez, Patrice Evra zbulon se trajneri legjendar ishte i bindur se do t’i transferonte ata në “Old Trafford” para se të pensionohej në vitin 2013

Sir Alex Ferguson ishte i bindur 99 për qind se Cristiano Ronaldo do të rikthehej në Manchester United dhe se Gareth Bale do t’i bashkohej këtij ekipi, para se të pensionohej në vitin 2013.

Këtë e ka zbuluar ish-futbollisti francez, Patirce Evra.

Ish-mbrojtësi i majtë ka zbuluar se trajneri legjendar e kishte siguruar se Ronaldo do të rikthehej nga Real Madridi dhe se do ta transferonte edhe yllin e atëhershëm të Tottenhamit.

“Ferguson në atë kohë më tha: Jam i sigurt 99 për qind se do t’i kemi në ekip Cristiano Ronaldon dhe Gareth Balen. Më tha se kishte nevojë për këta dy lojtarë për ta fituar Ligën e Kampionëve”, zbulon ish-përfaqësuesi francez.

“Të jem i sinqertë, kur fola me Cristianon, e pyeta atë dhe ai i kishte thënë ‘po’ trajnerit, Ronaldo po vinte tek United. Ai ma tha këtë”, shton Evra.

Por, pas pak javësh, Ferguson papritmas njoftoi për pensionimin dhe këto dy transfere dështuan.

Ronaldo mbeti në Real Madrid, ndërsa atij iu bashkua në “Santiago Bernabeu” edhe Gareth Bale. 

Të ngjashme