Fergusoni zgjidhet trajneri më i mirë i të gjitha kohërave

Prishtinë | 31 Kor 2018 | 13:51 | Nga

Në një sondazh të Sport Bible, Sir Alex Fergusoni mori 77 përqind të votave, duke u konsideruar kështu trajneri më i mirë i të gjitha kohërave. Kjo përqindje tregon sa mbizotërues ishte ai gjatë kohës si trajner i Manchester Unitedit.

Në këtë sondazh votuan mbi 30 mijë persona, 11 përqind prej të cilëve e votuan Pep Guardiolan, 8 përqind Brian Cloughin dhe 4 përqind për Johan Cruffin. Ky sondazh u bë në rrjetin social Twitter.

76-vjeçari skocez e fitoi 13 herë titullin e Premierligës, pesë herë Kupën FA dhe dy herë Ligën e Kampionëve. Këta tituj, ai i fitoi gjatë 26 vjetëve me Manchester Unitedin. Ai u pensionua vetëm dy jave pasi fitoi titullin e Premierligës.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme