Ferland Mendy për teste mjekësore te Real Madridi

Prishtinë | 06 Qer 2019 | 16:25 | Nga Ekonomia Online

Ferland Mendy është afër për t’u bërë lojtar i Real Madridit, por marrëveshja për të nënshkruar atë ende nuk ka përfunduar.

Los Blancos duhet të bëjnë teste të mëtutjeshme mjekësore me mbrojtësin e majtë francez dhe Lyoni nuk duan të finalizojnë bisedimet derisa gjithçka të jetë në rregull.

Real Madridi dëshiron të kontrollojë problemin që francezi e vuajtur në të kaluarën me kërdhokullën dhe të bindet se ai lëndim nuk o më një çështje.Lexo po ashtu:Real Madridi ka vendosur të thyejë rekordin e shpenzimeve të vitit 2009, transferimet mund të shkojnë deri në 600 milionë euro

Mendy thuhet se ka pasur një pjesë të testeve mjekësore, por tani do t’i nënshtrohet një shqyrtimi më të plotë për të provuar se kërdhokulla e tij është në gjendje të përsosur.

Ferland Mendy (Foto: Marca.com)

Sa i përket aspekteve financiare të marrëveshjes, të gjithë thuhet se janë dakord dhe tani është që Mendy të vendosë lapsin mbi letër për t’u bërë lojtar i Real Madridit.

Marrëveshja thuhet se do të bëhet në vlerë të 50 milionë eurove. /Telegrafi/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme