Fernandes pa fjalë për mundësinë që të luajë me Messin

Prishtinë | 23 Pri 2020 | 20:45 | Nga Ekonomia Online

Fernandes thjesht është i mahnitur nga mundësia që të luajë me Messin

Mundësia për të luajtur me Lionel Messin te Barcelona e ka lënë pa fjalë Matheus Fernandesin, ai ka besim se do të shkruajë histori me Barcelonën.

Barca e bleu Fernandesin nga Palmeiras për 7 milionë euro në janar, dhe e huazoi te Valladolid për pjesën e mbetur të sezonit.

“S’mund ta shpjegoj, së shpejti do të luaj me më të mirin në botë, s’di as çfarë të them”, deklaroi ai për Mundo Deportivo për mundësinë që të luajë me Messin.

“Është ëndërr të arrijë në atë klub dhe që kam mundësinë të jem pjesë e tij”.

“Objektivi është të luaj për Barcelonën. Kontrata me Valladolid mbaron në qershor dhe dua të jem në Barcelonë, ku ëndërron të luajë çdo fëmijë”.

Të ngjashme