Fernandes: Ronaldo ka më shumë përvojë se unë në goditjen e penalltive dhe gjuajtjeve të lira

Prishtinë | 11 Sht 2021 | 14:10 | Nga Ekonomia Online

Bruno Fernandes do ta ketë ‘rival’ Cristiano Ronaldon.

Pas transferimit të Ronaldos në Angli është shtruar pyetja se kush do të gjuajë penalltitë dhe goditjet e lira tani te Man Utd, shkruan lajmi.net.

Dihet se Fernandes në dy sezonet e fundit ka qenë një ekzekutues shumë i mirë, por edhe CR7 në karrierën e tij ka qenë shumë i mirë në këto dy aspekte të lojës.

Fernandes në lidhje me këtë ka thënë se Ronaldo është ekzekutues më i mirë se ai.

“Po, penalltitë dhe goditjet e lira janë të mira për t’u goditur. Por Solskjaer është trajenr, Harry Maguire është kapiten dhe Cristiano Ronaldo është më me përvojë kur vjen puna te penalltitë dhe goditjet e lira. Pra, fjala e fundit varet nga ata. Sigurisht që ata do të gjenë diçka”, tha Bruno Fernandes.

Në edicionet e fundit Fernandes ka pasur saktësi më të madhe se Ronaldo në realzimin e penalltive, ndërsa në goditjet e lira janë pothuajse të njëjtë.

Të ngjashme