Feronikeli 90 minuta larg historisë

Prishtinë | 16 Kor 2019 | 16:55 | Nga Ekonomia Online

Sonte me fillim nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë do të luhet ndeshja kthyese e fazë kualifikuese në mes të Kampionit të Kosovës në futboll, Feronikeli dhe Kampionit nga Uellsi The New Saints.

Ndeshja e parë kishte përfunduar me rezultat 2 me 2, rezultat ky shumë i favorshëm për kosovarët.

Ata arritën të kthenin disavantazhin nga 2 me 0, në 2 me 2, duke treguar karakter të fortë duke mos lejuar humbjen.

Sonte “Tigrat e zinj” gjenden 90 minuta larg bërjes së historisë në garat ndërkombëtare, sepse në pjesëmarrjen e parë në Champions League ka shanse shumë të mira për t’u kualifikuar në raundit e dytë, çka do t’i siguronte përfitime të konsiderueshme financiare.

Skuadrës së drejtuar nga trajneri, Zekirja Ramadani, i mjafton edhe një barazim 1 me 1 për të vazhduar në fazën tjetër kualifikuese.

Në rast se arrijnë të kualifikohet në raundin e dytë të Championsit, skuadra kampione e Kosovës do të përballet me Copenhagen të Danimarkës.

Të ngjashme