Feronikeli dhe Prishtina vazhdojnë me fitore

Prishtinë | 03 Nën 2018 | 16:51 | Nga Ekonomia Online

​Në xhiron e 14-të të Superligës së Kosovës, Feronikeli, Prishtina dhe Flamurtari kanë arritur të sigurojnë fitore, që të trija skuadra si mysafire.

Në stadiumin Agron Rama u zhvillua ndeshja mes KEK-ut dhe Flamurtari, të cilën e fituan kryeqytetasit me rezultat 3-4. Fillimisht kishte kaluar KEK-u në epërsi, megjithatë Flamurtari kishte arritur ta përmbysë rezultatin, raporton Gazeta Express.

Ndërsa, në stadiumin e qytetit të Suharekës, Ballkani i është kthyer përsëri humbjeve pas ndeshjes me klubin në pozitën e parë të Superligës, Feronikelin. Mysafirët arritën të fitojnë përmes golit të shënuar nga Kastriot Rexha në minutën e 26-të.

Dhe në ndeshjen e fundit që u zhvillua sot, në stadiumin “Bajram Aliu” në Prishtinë, Drenica pësoi humbje nga Prishtina, përmes golit të shënuar në minutat e fundit të ndeshjes nga Khalid.

Edhe pas këtyre ndeshjeve, Feronikeli vazhdon ta mbajë vendin e parë në tabelën e Superligës, por vetëm me dy pikë më shumë se Prishtina e cila pozicionohet në vendin e dytë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme