Feronikeli dhuron 100 bileta për SOS Fshatrat e Fëmijëve

Prishtinë | 16 Kor 2019 | 16:09 | Nga Ekonomia Online

Feronikeli sot është nikoqir i skuadrës kampione të Wales, The New Sanits, për ndeshjen e kualifikimeve në kuadër të UEFA Champions League.

Takimi zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë, me fillim prej orës 20:45, njofton Klubi Feronikeli.

Për këtë ndeshje tejet të rëndësishme, Klubi i Feronikelit dhuron bileta falas edhe për SOS Fshatrat e Fëmijëve të Kosovës.

Bëhet fjalë për plot 100 bileta që janë dhuruar për më ta, që të ndjekin nga afër klubin e zemrës.

 

Të ngjashme