Feronikeli e përmbyll me fitore fazën përgatitore në Turqi

Prishtinë | 07 Shk 2020 | 18:50 | Nga Ekonomia Online

FC Feronikeli e ka fituar takimin miqësor ndaj skuadrës Rukh Brest, duke i mposhtur bjellorusët me rezultat 2-0.

Takimi ndaj Rukh Brest ishte miqësorja e fundit për sa i përket kësaj faze përgatitore të ekipit kosovar, që u mbajt në Antalya të Turqisë.

Kampioni aktual i Kosovës e kontrolloi takimin gjatë gjithë ndeshjes dhe kishte dukshëm më shumë raste se kundërshtarët.

Në minutën e 42-të, mesfushori, Besmir Bojku, u fut bukur në zonë, duke dalë përballë me portierin kundërshtar dhe duke e mposhtur me një goditje të lehtë dhe të saktë.

Gola të tjerë nuk pati më gjatë pjesës së parë, njofton klubi nga Drenasi.

Me fillim të pjesës së dytë, trajneri Agim Sopi, vendosi që të bëjë disa ndryshime.

Formacioni shartues ishte ky: Florjan Smakiqi; Ilir Berisha, Astrit Thaqi, Përparim Islami, Yll Hoxha; Besmir Bojku, Keith Groeneveld; Simon Loshi, Medjon Hoxha, Mendurim Hoti; Mevlan Zeka.

Në lojë, gjatë pjesës së dytë u futën: Albert Dabiqaj, Kristi Kullaj, Ardi Qorri, Met Millaku, Dorent Hajdari, Kestrin Gashi dhe në portë, Jacek Deniz Troshupa.

Në pjesën e dytë u shënua edhe një gol tjetër, pas një presingu të lartë nga skuadra e Drenasit, portieri kundërshtar goditi mbrojtësin e Rukh Brest dhe topi u fut në golin e tyre, për ta dhënë epërsinë 2-0 për Feronikelin.

Skuadra e FC Feronikelit, të dielën, më datë 09 shkurt, do të kthehet në Kosovë. /Gazeta Express/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme