Feronikeli e Prishtina mësojnë kundërshtarët potencialë në raundin e dytë kualifikues në garat evropiane

Prishtinë | 19 Qer 2019 | 19:00 | Nga Ekonomia Online

Sot është hedhur shorti për raundin e dytë kualifikues në Ligën e Kampionëve dhe në Ligën e Evropës.

Kampioni i Kosovës në futboll, Feronikeli, nëse arrin të kalojë fazën parakualifikuese dhe raundin e parë kualifikues në Ligën e Kampionëve, do të përballet me gjigantin danez, Kopenhage. Këto ndeshje zhvillohen më 23/24 dhe 30/31 korrik.

Ndërsa, Prishtina që merr pjesë në Ligën e Evropës nëse kalon Josephin në raundin parakualifikues dhe Rangersin në raundin e parë kualifikues, do të përballet me një fituesin e Cork (IRL) v Progrès Niederkorn /Cardiff Metropolitan University. Ndeshjet e raundit të dytë në këtë garë zhvillohen më 25 korrik dhe 1 gusht. Koha.net

Të ngjashme