Feronikeli e shkarkon trajnerin Klodian Duro

Prishtinë | 01 Maj 2021 | 18:54 | Nga Ekonomia Online

Rezultatet negative kanë bërë që klubi nga Drenasi, Feronikeli të shkarkojë trajnerin Klodian Duro.

Kjo është bërë e ditur nga vet klubi përmes një komunikate për media.

“Duke qenë se FC Feronikeli u eliminua edhe nga Kupa e Kosovës dhe duke mbetur shumë mbrapa me pikë në tabelën e Superligës së Kosovës, një ndryshim ishte tejet i nevojshëm, prandaj Kryesia e FC Feronikelit e pa të arsyeshme ndërprjerjen e bashkëpunimit me trajnerin, Klodian Duro” – thuhej ndër tjera në komunikatë.

Drejtimin e klubit, tani në pozitën e kryetrajnerit, do ta marrë Faruk Elshani.

Të ngjashme