Feronikeli kalon në gjysmëfinale, kjo është deklarata e Ramadanit pas ndeshjes

Prishtinë | 09 Shk 2019 | 16:09 | Nga Ekonomia Online

Feronikeli arriti që sot të shënoi fitore të rëndësishme ndaj Ferizajit në çerekfinale të DigitAlb Kupës së Kosovës në futboll.

Skuadra nga Drenasi arriti fitore minimale me golin e vetëm të shënuar nga Kastriot Rexha, por që ishte e mjaftueshme për të kaluar në gjysmëfinale.

Pas ndeshjes, trajneri i Feronikelit, Zekirija Ramadani, u shpreh i lumtur me fitoren.

“Jam shumë i lumtur me fitoren e arritur dhe kualifikimin. Jam i lumtur me faktin që dominuam ndeshjen. Kemi humbur disa raste të mira shënimi që është dashur t’i konkretizojmë”, tha fillimisht Ramadani.

Ai gjithashtu ka thënë se ndeshjet e para pas pushimit nuk janë aspak të lehta, ndërsa u nda i kënaqur me atë që treguan futbollistët në fushë.

“Gjithmonë ndeshjet e para në pranverë janë të vështira. Por jam i kënaqur me atë që treguan futbollistët pasi dhanë maksimumin”.

“Kemi konkurrencë shumë të mirë dhe të shëndosh brenda ekipit. Jam i bindur që të gjithë lojtarët do të tregojnë vetën dhe në fund të fitojmë së paku një trofe”, deklaroi Zekirija Ramadani.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme