Feronikeli mëson kundërshtarin, nëse e kalon fazën e parë në Ligën e Kampionëve

Prishtinë | 18 Qer 2019 | 15:44 | Nga Ekonomia Online

Feronikeli do të përballet me The New Saints nga Uellsi nëse kalon raundin parakualifikues për Ligën e Kampionëve.

Shorti i hedhur sot ka caktuar që nëse Feronikeli kalon raundin parakualifikues në fund të qershorit ndaj Lincoln Red Imps nga Gjibraltari dhe Tre Penne i San Marinos e Santa Colomas së Andorrës, në korrik do të përballet me skuadrën uelsiane në kuadër të raundit të parë kualifikues.

Ndeshjet e para zhvillohen më 9/10 korrik dhe ato të kthimit më 16/17 korrik.

Në këtë raund marrin pjesë edhe Shkëndija e Tetovës që do të përballet me Nomme Kaljun e Estonisë dhe Partizani i Shqipërisë me Qarabagun e Azerbajxhanit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme