Feronikeli mposhtë KEK-un, Prishtina mposhtet nga Llapi

Prishtinë | 02 Mar 2019 | 16:28 | Nga Ekonomia Online

Skuadra e Feronikelit e ka mposhtur atë të KEK-ut në futboll me rezultat 1:0.

Ishte futbollisti Kastriot Rexha ai që arriti ta realizoi golin e parë dhe vendimtarë në minutën 41’, transmeton Klan Kosova.

Ndërsa skuadra e kryeqytetit është mposhtur nga Llapi po ashtu me të njëjtit rezultat.

Ahmed Januzi i cili ka qenë lojtarë i Prishtinës, ka arrit të shënoi gol në minutën e 47.

Tani llapjanët arrijnë në kuotën e 41 pikëve dhe janë vetëm dy pikë larg kundërshtarit të sotëm, i cili me humbje ka mbetur prapa në luftën për titull.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme