Feronikeli rikthen një futbollist

Prishtinë | 13 Gus 2020 | 20:38 | Nga Ekonomia Online

Mesfushori, Argjend Bardhi, është rikthyer te klubi i Feronikelit duke u bërë kështu transferi më i ri i klubit nga Drenasi.

Bardhi, është i njohur për Tigrat e Feronikelit dhe  rikthehet në klub për të përforcuar mesfushën e tyre në sezonin e ri.

Afati kalimtar i verës ka qenë tejet i ngjeshur për Feronikelin deri me tani ku kanë ofruar disa emra të njohur në futbollin vendor e këtu përfshihet edhe Bardhi.

“Ju premtoj maksimumin tim, jam i lumtur që jam rikthyer te Feronikeli dhe shpresoj që të arritim objektivat e klubit. Synojmë pozitën e parë dhe për atë pozitë nuk do të kursej asgjë nga vetja ime”, tha Bardhi për faqen e klubit drenicas. 

Të ngjashme